TIRANË

Tom Rixh, ish kreu i Departamentit për siguri kombëtare në administratën Bush, ka vlerësuar pozitivisht "angazhimin dhe vendosmërinë" e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ridge po qëndron në Tiranë me ftesë të kryeministrit Sali Berisha për të sjellë përvojën e tij në çështjet e sigurisë kombëtare.
Rixh falenderoi Shqipërinë, "këtë vend të vogël që jep një kontribut të madh në luftën globale kundër terrorizmit".