PRAGË

Reshjet e mëdha të borës në Gjermaninë jugore dhe në Zvicër, e kanë penguar trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor. Është raportuar se në Gjermaninë jugore gjatë fundjavës kanë ndodhur mbi 600 aksidente, në të cilat kanë vdekur 4 njerëz. Kurse në Zvicër, disa fshatra malore janë bllokuar pasi bora e ka pamundësuar qarkullimin rrugor dhe hekurudhor.