PODGORICË

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, do ta caktojë sot datën e referendumit për pavarësinë. Ka mundësi që kjo datë të jetë 21 maji. Njoftimi ka pasuar miratimin e ligjit me të cilin lejohet referendumi. Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Mali i Zi do ta fitojë pavarësinë nëse "Për" do të jenë 55 përqind e votave të pjesëmarrësve në referendum.