I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, që po qëndron për vizitë në Prishtinë, u shpreh se dorëheqja e kryeministrit, Bajram Kosumi dhe zhvillimet lidhur me ndërrimin e kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, nuk do të kenë ndikim negativ në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës. Zoti Ahtisaari mëtutje tha se në Ekipin negociator të Kosovës i janë dhënë siguri se procesi do të përshpejtohet.