BEOGRAD

"Pavarësia e Kosovës do të çonte në një spirale dhune në Ballkanin e trazuar", ka deklaruar kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica në një fjalim para Parlamentit.
"Serbia nuk duhet të lejojë që një shtet i pavarur të krijohet brenda shtetit tonë, çfarë do të merrte me vete dhe shumë nga identiteti ynë. Asnjë vend i lirë dhe demokratik nuk do të lejonte grabitje të tillë të territorit të tij", tha mes të tjerash Koshtunica. Më tej ai shtoi se "pala jonë po ofron një zgjidhje që paraqet kompromis historik. Kjo është një zgjidhje mes pavarësisë dhe autonomisë standarde."
Po sot para Parlamentit kreu i radikalëve serbë, Tomisllav Nikoliq tha se nëse Kosova bëhet e pavarur "Serbia duhet të vendosë për luftë ose paqe."