MOSKË

Numri i të vdekurve nga shkatërrimi i kulmit në një objekt tregtar në Moskë ka aritur në 58 vetë. Raportohet se 20 të tjerë janë të lënduar dhe trajtohen në spital. Prokurorët kanë thënë se ky incident i rëndë, që ndodhi dje, me gjasë është shkaktuar nga grumbullimi i borës në kulm dhe nga projektimi apo mirëmbajtja joadekuate.