PRAGË

Ministria e Jashtme e Holandës i ka mohuar raportet, sipas të cilave, ministri i Jashtëm Bernard Bot ka thënë se Beogradi negocion dorëzimin e krye të dyshuarit për krime të luftës, Ratko Mlladiq.
Zëdhënësi Dirk Jan Vermeij i tha Radios Evropa e Lirë se autoritetet në Beograd kanë thënë se Mlladiq mund ta diskutojë idenë për dorëzim me njerëzit e tij.
Sipas Vermeij, zyrtarët e Beogradit i kanë thënë ministrit Bernard Bot se Mlladiq ndoshta mund të jetë i sëmurë, por autoritetet serbe nuk e dijnë vend ndodhjen e tij.
Ndërkohë kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte i tha radios shtetërore britanike se "ditët e ardhshme do të jenë vendimtare" për kapjen e Ratko Mlladiqit.