OSLO

I dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, që do të ndahet në 10 dhjetor.
Ndër kandidatët janë dhe këngëtari irlandez Bob Geldof, organizator i aksioneve humanitare "Live Aid", si dhe irlandezi tjetër Bono nga grupi "U 2", i cili angazhohet për luftimin e varfërisë në botë.