VJENË

Ministrat e shëndetësisë së Bashkimit Evropian mbajnë nesër një takim të jashtëzakonshëm për të vlerësuar se çfarë hapash duhet të ndërmerren për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit të shpezëve, që tashmë është paraqitur në 10 vende evropiane. Poashtu, synohet që të zbuten shqetësimet për kalimin e virusit nga shpezët në njerëz. Ministrja e shëndetësisë e Austrisë, Maria Rauch-Kallat, që do ta kryesoj takimin në Bruksel i deklaroi agjencisë AP se "disa vende janë të përgatitura mirë, por disa jo". Në Bashkimin Evropian nuk ka pasur asnjë rast që virusi ti ketë prekur njerëzit.