MOSKË

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre duke shpresuar se do të gjejnë ndonjë person që e ka mbijetuar shkatërrimin e kulmit në një objekt tregtar në Moskë. Sipas të dhënave të fundit, së paku 49 vetë kanë humbur jetën dhe afro 30 të tjerë janë lënduar kur ra kulmi i këtij objekti. Prefekti i Moskës, Yuri Luzhkov e ka përjashtuar mundësinë e sulmit terrorist duke thënë se grumbulli i borës në kulm, me gjasë, e ka shkaktuar shkatërrimin e tij.