BAGDAD

Raportohet se nga dhuna e nxitur nga sulmi i djeshëm me bombë kundër tempullit të shenjtë shiit në Samara të Irakut, janë vrarë shumë vetë. Nga shpërthimi i një bombe në bakuba janë vrarë së paku 12 persona, tetë prej tyre ushtarë irakianë. Sot autoritetet kanë thënë se trupa të pajetë me shenja të plumbave janëp gjetur në një kanal afër Bagdadit. Agjencia Reuters raportoi se viktimat ishin pjesëtarë sunitë dhe shiitë.