GAZA

Lëvizja palestineze Fatah është pajtuar me kusht që të hyjë në një qeveri të koalicionit. Pas bisedimeve me zyrtarët e Hamasit, përfaqësuesit e saj thanë se do të hyjnë në koalicion nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, në të kundërtën, Fatah do të mbetet opozitë konstruktive.
Më herët, zyrtarët palestinezë e dënuan rivendosjen e dy postëblloqeve jashtë Xherikos nga ana e Izraelit, duke thënë se kjo e shkel marrëveshjen e vitit 2005, e cila u jep atyre kontrollin e sigurisë në Bregun Perëndimor.