SAN JUAN DE SABINAS

Ekipet e shpëtimit në Meksikë po bëjnë përpjekje që t'i lirojnë 65 punëtorët e zënë, pas shpërthimit në një minierë, në shtetin verior të Koauhilas.
Autoritetet ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me minatorët, dhe shpresat për t'i gjetur ata të gjallë po zbehen. Furnizimi i tyre me oksigjen besohet se është pakësuar ose është eliminuar fare. Shpërthimi mendohet se ka ndodhur nga nxemja e gazit brenda minierës.