BEOGRAD

Ekipi Negociator i Beogradit, në takimin mbi decentralizimin në Vjenë, do të kërkojë formimin e komunave të reja në Kosovë, ka deklaruar Milorad Todoroviç, anëtar i këtij ekipi.
"Propozimi ynë është që të formohen 16 komuna të reja, për dallim nga koncepti i centralizuar që e propozon pala shqiptare", ka thënë Todoroviç.