TIRANË

Programi i Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka kumtuar sot se e përfundon misionin e tij gati 10 vjeçar në Shqipëri, duke thënë se ky vend tashmë nuk ka nevojë për ndihmën e kësaj organizate. Prej vitit 1997, kur erdhi në Shqipëri, kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara dha më se 57 milionë euro ndihmë.