PRAGË/PARIS

Raportohet se politikani opozitar në Iran, Hojat Zamani është ekzekutuar. Radio Farda informoi se zoti Zamani është ekzekutuar më 7 të këtij muaji. Ai ishte anëtar i grupit kryesor opozitar të armatosur dhe ishte dënuar me vdekje për shkak të sulmit me bombë në një gjyq të Teheranit. Nënkryetari i Organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Abdolkarim Lahdji tha se Hojat Zamani nuk kishte pasur gjykim të drejtë dhe nuk pati rast ta mbrojë vetveten. Radio Farda, e themeluar nga Shtetet e Bashkuara, raportoi se ky rast ka shtuar shqetësimet se edhe të burgosur të tjerë politikë mund të ekzekutohen.