BERLIN

Në Gjermani janë konfirmuar edhe 10 raste të reja të gripit të shpezëve. Siç ka kumtuar instituti federal i veterinarisë te shpezët e ngordhura në lindje të këtij vendi është gjetur virusi vdekje-prurës H5N1. Këto shpezë të egra kishin ngordhur në ishullin Rigen në Detin Baltik. Më herët prania e këtij virusi ishte konfirmuar edhe në tri raste. Ministri i gjerman i agrikulturës, Hors Zihofer tha se "duhet të presim që kjo të zgjerohet edhe në hapësirat e tjera gjeografike".