TEHERAN

Kreu i Agjencisë iraniane për Energjinë Bërthamore, Gholamreza Agazadeh, tha se Irani ende nuk ka arritur ta pasurojë uraniumin dhe se për këtë duhen edhe disa muaj. Ai tha për televizionin shtetëror se Irani nuk planifikon ta braktisë Traktatin e Moszgjerimit bërthamor, dhe se ende dëshiron që programi i tij të monitorohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.