Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, i cili ka filluar një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, është takuar sot në Beograd me kryetarin e Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviq. Pas takimit, Barroso tha se "çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe duhet të shikohet realiteti i situatës". "Cilido që të jetë rezultati i bisedimeve, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë e Malit të Zi është në Evropë. Besojmë se na duhet një Kosovë stabile, demokratike dhe shumetnike. Ne e nxisim Serbinë që të jetë konstruktive në këto bisedime", tha Barroso gjatë qëndrimit në Beograd.
Ai dhe Komisioneri për Zgjerim, Oli Rehn, nesër do ta vizitojnë Kosovën.
Ai dhe Komisioneri për Zgjerim, Oli Rehn, nesër do ta vizitojnë Kosovën.