SHKUP

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë, Vlado Buçkovski, për të diskutuar mbi situatën në rajon dhe procesin e negociatave për statusin e Kosovës. Duke e vlerësuar procesin e reformimit të pushtetit lokal në Maqedoni, Thaçi tha se ky model është shembull i mirë për tërë rajonin. "Elemente të Marrëveshjes së Ohrit sa i përket decentralizimit kanë filluar të praktikohen edhe në Kosovë", tha kryetari i PDK-së, Thaçi.