MITROVICË

Drejtues të serbëve të Kosovës deklaruan sot se nga mbledhja e nesërme e Këshillit të Sigurimit nuk presin kthesa që do ta përmirësonin pozitën e bashkësisë serbe në Kosovë.
"Në këtë mbledhje nuk do të ketë të arritura të mëdha" dhe "do të vërtetohet vlerësimi për gjendjen e pavolitshme në Kosovë", citojnë burimet serbe Oliver Ivanoviqin.
Ndërsa udhëheqësi tjetër i serbëve të Kosovës, Marko Jakshiq u shpreh se "megjithëse deri tani janë mbajtur mbledhje të Këshillit të Sigurimit, për bashkësinë serbe situata në Kosovë nuk ka ndryshuar për të mirë."