TORINO

Në Torino të Italisë u bë ceremonia e hapjes solemne të Lojërave Olimpike Dimërore. Në hapje morën pjesë shumë shefa të shteteve dhe të qeverive dhe të ftuar të tjerë. Stadiumi Olimpik në Torino ishte i mbushur me spektatorë që me interesim të madh e ndoqën këtë manifestim të jashtëzakonshëm sportiv. Mendohet se këtë hapje, nëpërmjet të televizionit, e shikuan rreth 2 miliardë njerëz në mbarë botën. Manifestimi u mbajt nën masa të mëdha të sigurisë. Aeroporti i qytetit është i mbyllur, ndërsa aeroplanat luftarakë F-16 patrullojnë hapësirën ajrore, e cila poashtu kontrollohet edhe me aeroplanët vëzhgues Avaks. Në garat që fillojnë të shtunën, do të marrin pjesë 2.500 sportistë nga 82 vende.