KOMBET E BASHKUARA

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Andrei Denisov ka bërë thirrje për shmangien e standardeve të dyfishta gjatë zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe ka thënë se zgjidhja duhet gjetur me bashkëpunim të unionit Serbi-Mali i Zi, të Kosovës dhe të Shqipërisë. Siç informon mëtutje agjencia Itar-Tass, Denisov ka thënë se varianti i tashëm për zgjidhjen e statusit të Kosovës "shkon drejt pavarësisë nën një mbikqyrje ndërkombëtare". "Partnerët tanë në Grupin e Kontaktit pohojnë se situata me statusin e Kosovës nuk krijon presedencë", por do të jetë vështirë t'u sqarohet banorëve nga rajonet e tjera të ngjashme se situata e tyre nuk është identike me Kosovën, tha Denisov.