BEOGRAD

Policia e Serbisë ka arrestuar një ish oficer të ushtrisë serbe të Bosnjës nën dyshimin se ka ndihmuar për mos arrestimin e krye të dyshuarit për krime lufte Ratko Mlladiq.
Raportohet se Sasha Badnjar është arrestuar gjatë javës në Beograd, dhe të paktën 30 ditë do të mbahet në paraburgim.