Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Pikëpamja e shumicës është absolutisht e rëndësishme për statusin përfundimtar të Kosovës, ka thënë sot në Mitrovicë shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen. Ai i bëri komente në pjesë veriore të qytetit të Mitrovicës, pas takimeve që pati me përfaqësues të serbëve të Kosovës, të cilët i siguroi për përkushtimin e ekipit negociues të Kosovës që të merret seriozisht me pozitën dhe çështjet e pakicave:
"Lidhur me statusin, është e qartë se pikëpamja e shumicës do të jetë shumë e rëndësishme," tha zoti Petersen, duke mos dashur të komentojë se cili do të jetë rezultati përfundimtar i bisedave për statusin e Kosovës. Sidoqoftë, ai tha se qasja e shumicës ndaj pakicave është një çështje shumë e rëndësishme në gjithë këtë proces:
"Shumica duhet ta kuptojë se përqendrimi në çështjet e pakicave është po aq i rëndësishëm, për një shoqëri demokratike dhe multietnike që dëshiron të jetë pjesë e Evropës," tha shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovës Soren Jessen Petersen, sipas të cilit dëshmi e përkushtimit të ekipit negociues të Kosovës për të përmirësuar pozitën e pakicave është edhe fakti se delegacioni i Kosovës që në takimin e parë e ka kuptuar drejt mesazhin e bashkësisë ndërkombëtare për rëndësinë e decentralizimin.
Zoti Jessen Petersen ka biseduar sot me përfaqësues të ndryshëm të serbëve të Kosovës nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe disa komuna të tjera. Petersen u ka premtuar atyre angazhim të plotë të UNMIK-ut për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët serbë të veriut të Kosovës. Vetë përfaqësuesit serbë si probleme kryesore kanë përmendur problemet e furnizimit me energji elektrike si dhe papunësinë.