BEOGRAD

Bogoljub Kariç, biznesmeni serb që i ishte futur dhe aktivitetit të politikanit është larguar nga Serbia për shkak të procesit gjyqësor kundër tij për mospagimin e taksave. Kariç, i cili e ka vënë pasurinë gjatë viteve të regjimit të Millosheviçit, tha se akuzat rreth taksave ishin pretekst për të mbuluar planin për vrasjen e tij. Një nga konfliktet më kryesore mes Kariçit dhe qeverisë serbe ishte ajo për operatorin e telefonisë mobile, Mobtel.