ALEKSANDRI - SHTETET E BASHKUARA

Është larguar nga salla e gjyqit, Zacarias Moussaoui pas deklaratës për besnikëri ndaj rrjetit terrorist Al Kaeda. Moussaoui akuzohet për përfshirje në organizmin e sulmeve të 11 shtatorit, ndonëse qe arrestuar pak kohë para tyre për shkak të lejes së qëndrimit.
Moussaoui, qytetar francez me origjinë marokene, e ka pranuar bashkëpunimin me Al Kaedan.