VJENË

Ministri i Mbrojtjes i Austrisë Gynter Platter ka vlerësuar se nuk është koha për zvoglimin e trupave paqëruajtëse të KFOR-it në Kosovë.
Në konferencën ndërkombëtare për sigurinë në Mynich, Platter ka thënë se për shkak të negociatave mbi statusin e ardhshëm të Kosovës, është shumë me rëndësi që të "veprohet me kujdes", ka njoftuar ministria e Mbrojtjes në Vjenë.
Angazhimi ndërkombëtar në Kosovë ka rëndësi të veçantë në fazën aktuale", ka thënë Platter, duke shtuar se për Austrinë, Ballkani perëndimor paraqet prioritet në fushën e politikës dhe të sigurisë.