MITROVICË

Në kampin francez "Bleveder" sot u bë pranim – dorëzimi i komandës së Brigadës shumëkombëshe Veri, që vepron në kuadër të misionit ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja. Me këtë rast komandën e mori gjenerali Zhan Filip Margeron. Komandanti i KFOR-it, Gjuzepe Valoto, që mori pjesë në këtë ceremoni, tha se "komandanti i ri ka detyrë të qartë për ta ruajtur situatën e sigurisë për të gjithë njerëzit në Kosovë". Ai mëtutje u shpreh se ushtarët e kësaj brigade janë të aftë për ta mbështetur administatën ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës në realizimin e detyrave të tyre.