VJENË

Ministri i Energjisë i Libisë, Fati Hamed bin Shatvan, tha se çdo lëvizje për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit do të ketë "efekt shumë të madh" në çmimet botërore të naftës.
Këto komente ai i bëri para takimit të vendeve të OPEC-ut në Vjenë.
Çmimet e naftës tani janë afër niveleve rekorde, për shkak të trazirave të fundit në Nigeri dhe krizës me programin bërthamor të Iranit.