Lajmet BUKURESHT 30 janar 2006 Një 68 vjeçar japonez ka vdekur sot në Bukuresht të Rumanisë, pasi është kafshuar nga një qen rruge. Qeni ka dëmtuar arterien duke shkaktuar gjakrrjedhje të madhe. Në Rumani llogariten rreth 200 mijë qen pa zot.