LONDËR

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, ka thënë se vendi i tij nuk planifikon të heqë dorë nga projekti me Iranin për ndërtimin e një gazësjellësi, pavarësisht nga presioni i Shteteve të Bashkuara.
Në një intervistë për gazetën britanike "Financial Times", Musharraf ka thënë se Pakistani ka nevojë për gaz dhe asnjë vend nuk ka të drejtë të kërkojë që të mos e realizojë projektin.