SHKUP

Zyrtarët më të lartë të institucioneve të Maqedonisë shprehën keqardhje të thellë për vdekjen e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Nga presidenca është kumtuar se "ka vdekur një njeri i rndësishëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin në rajon". Keqardhje të thella kanë shprehur edhe përfaqësues të qeverisë dhe të partive politike të Maqedonisë.