PRISHTINË

Grupi Politik i Delegacionit të Kosovës për bisedimet rreth statusit, ka miratuar sot Dokumentin mbi parimet bazë të reformës së pushtetit lokal në Kosovë.
Parimet e miratuara, sipas ministrit të Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, "janë të vlefshme dhe mund të zbatohen në tërësi vetëm në Kosovën e pavarur dhe sovrane". Këto parime përcaktojnë qartë pozicionin e Prishtinës se reforma e pushtetit lokal apo decentralizimi, nuk duhet të ndërtohet mbi baza etnike, apo të ndarjeve në vija etnike.