TEHRAN

Presidenti Mahmud Ahmadinejad tha në një konferencë shtypi se vendi i tij ka çdo të drejtë për të patur tekonologji bërthamore dhe shtoi se opinioni botëror e di që Irani nuk ka cënuar traktatin e jozgjerimit bërthamor.
Ahmadinejad kritikoi qëllimet sipas tij të disa vendeve perëndimore për ta referuar çështjen e aktivitetit bërthamor të Iranit në Këshillin e Sigurimit. Ai tha se kërcënimet e perëndimit kundër vendit të tij janë duke rrezikuar sigurinë botërore dhe kërkoi që ata ti japin fund kërcënimeve.
Ndërkaq sot Përfaqësuesi i Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme në BE, Javier Solana, tha se nuk mund të bëhet fjalë për aksion ushtarak kundër Iranit.