TEHRAN

Presidenti Mahmud Ahmadinejad tha në një konferencë shtypi se vendi i tij ka çdo të drejtë për të patur tekonologji bërthamore dhe rrëzoi akuzat se Irani kërkon të ndërtojë armë bërthamore.
Ahmadinejad tha se autoritetet e Iranit e kanë ripërsëritur qëndrimin se vendi nuk ka nevojë për armë të tilla. Presidenti theksoi se nuk ka patur fakte për të mbështetur akuzat sipas të cilave, Irani ishte i interesuar të mbante armë bërthamore, por theksoi se "ka popuj të cilët mendojnë se kanë pushtetin dhe duan ti mohojnë Iranit të drejtat e tij".