SIDNEJ

Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë zotuar miliona dollarë për një plan të Azi-Paqësorit që ta ndërprejnë emetimin e gazit nga serat.
Kryeministri australian, John Hauard, u zotua se do të investojë rreth 75 milionë dollarë, gjatë 5 viteve të ardhshme, në përpjekje për të promovuar teknologji të reja të pastrimit të energjisë.
Ndërkaq, delegacioni i Shteteve të Bashkuara ka thënë se presidenti George Bush, në buxhetin e vitit 2007 do të ndajë 43 milionë dollarë për realizimin e planit të partneritetit.