ANKARA

Një gjykatë turke ka vendosur lirimin e Mehmet Ali Agça, i cili qëlloi Papa Gjon Palin e Dytë në sheshin Shën Pjetër në Romë, në vitin 1981. Sipas gjykatës, shtetasi turk Agca 46 vjeç, ka mbaruar afatin e dënimit me burg. Ende dhe sot, kanë mbetur të paqarta motivet e atentatit.