PEKIN

Edhe në rajonin veriperëndimor të Kinës, Gansu, janë vrarë 5 njerëz, si pasojë e një sulmi vetëvrasës. Agjencia shtetërore e lajmeve "Xinhua" ka bërë të ditur se sulmi është kryer nga një bujk 62 vjeçar, i hidhëruar me vendimin e gjykatës lokale rreth një konflikti pronësor. Njoftohet se ai e ka aktivizuar eksplozivin në dhomën e gjykatës, duke vrarë veten, dhe 4 të tjerë, përfshirë kryetarin e gjykatës dhe një zyrtar lokal të Partisë Komuniste.