BAGDAD

Një gazetare amerikane është rrëmbyer dhe përkthyesi i saj është vrarë sot në Irak, derisa po shkonte në një takim me një udhëheqës sunit, ka thënë policia. Persona të armatosur e kanë ndalur veturën e saj, në rajonin Adel, në perëndim të Bagdadit, dhe e kanë vrarë shoferin. Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e gazetares dhe nuk ka thënë se për cilën organizatë punonte.