BUJANOC

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë sot se platforma e partive shqiptare të Luginës së Preshevës për autonomi politiko-territoriale "nuk mund të ketë kurrfarë serioziteti", sepse negociatat do të zhvillohen vetëm për statusin e Kosovës.
Këto komente, Tadiq i bëri gjatë një vizite në bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe, në afërsi të kufirit me Kosovën.