BEJRUT

Gjenerali sirian Rustom Ghazaleh i implikuar në vrasjen e ish kryeministrit të Libisë Rafik Hariri tha sot se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse kjo i kërkohet nga presidenti Bashar Al assad.
Sipas televizionit Al Jazeera Ghazalel ish kryetari i inteligjencës ushtarake ka deklaruar se është gati të japë dorëheqjen ose të vdesë si një martir. Gjenerali mohoi akuzat për korrupsion të cilat u bënë javën e kaluar nga ish zëvendëspresidenti Abdel Khadam, që është i strehuar në Paris.