BEOGRAD

Ministri i jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi Vuk Drashkoviç tha se aleatë të ndryshëm të ish presidentit Milosheviç kishin strehuar persona të akuzuar nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte. Në një intervistë për të përditshmen Glas, Drashkovic tha se përkrahësit e Milosheviçit kishin shpresë se do të ktheheshin në pushtet pamvarësisht se ata u rrëzuan 5 vjet më parë me revolta popullore.