Serbët besojnë se pavarësia e Kosovës do të shpallet me 17 shkurt. Por, politikanët mendojnë se ky vendim nuk do të jetë aq i rëndësishëm sepse pavarësia e Kosovës nuk do të thotë asgjë nëse Serbia nuk e njeh një vendim të tillë. Por, politika serbe ndonëse maksimalisht e përçarë, pajtohet vetëm në pikën që Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë, duke përjashtuar liberal demokratët e Çedomir Jonavoniqit, që kanë 5 për qind të votave. Megjithatë, njohja e pavarësisë nga disa shtete vlerësohet se do të shqetësoj një pjesë të serbëve dhe protestat brenda Serbisë janë të pashmangshme.
Dragan Shormaz, nga Partia Demokratike e Serbisë e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, thotë se pavarësia e Kosovës do të jetë e përkohshme.
- Ky parlajmërim, që do të jetë e shpallur pavarësia nga ana e Kuvendit të përkohëshëm të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, ky është madje një emërtim zyrtar edhe në bazë të rezolutës 1244 dhe në bazë të Kombeve të Bashkuara. Sipas kësaj, nëse një Kuvend i përkohëshëm shpall pavarësinë, ajo do të jetë një pavarësi e përkohshme sepse jam i sigurt që ky shtet s'do të ketë asnjë domethënie sepse nuk do të jetë i njohur dhe nuk do të ketë mbështetje nga Kombet e Bashkuara. Ndoshta do të njihet edhe nga disa shtete, por kjo nuk do të thotë asgjë, tha Shormaz.
Mëtutje, ai mendon se Kosova e pavarur nuk do të ekzistojë.
- Derisa Serbia nuk e njehë Kosovën dhe Metohinë e pavarur ajo nuk do të ekzistoj, e Serbia kurrë nuk do ta bëj këtë dhe do të bëjë gjithçka që ta ndalë atë dhe kurdoherë do ta kthej situatën në kuadër të kushtetutës valide të Serbisë. Mendoj se do të ketë në Serbi çdo lloj protestash për dhunën që po ushtrohet mbi shtetin e Serbisë dhe nuk përjashtohet se do të ketë protesta të mëdha nëpër rrugë, paralajmëron zoti Shormaz.
Radikalët e Serbisë thonë se nuk janë opozitë sa i përket Kosovës. Nënkryetari Dragan Todoroviq, thotë se Serbia do ti shkatërroj aktet e tilla.
- Ky është një akt i dhunës i udhëhequr nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian. Nuk mund të them se cilat do të jenë reagimet e qytetarëve të Serbisë sepse është vështirë të thuhet. Por, kur është në pyetje një akt i tillë Serbia nuk është e ndarë në pozitë dhe opozitë, kjo ndarje nuk ekziston. Ka të tillë, por nuk besoj që ka, që eventualisht do të kalojnë mbi këtë, por nuk besoj që do të deklarohen publikisht dhe pjesa tjetër që nuk do ta pranojë kurrë një akt të tillë. Por, kurdoherë kjo gjë do të kthehet në kanale juridike, mendon radikali Todoroviq.
Ndërkaq analisti politiko ushtarak, Aleksandar Radiq, mendon se reagimet në Serbi do të jenë të zëshme, por jo të dunshme.
- Në Serbi në këto momente është një ngarkesë për pushtet dhe një problem i brendshëm në të cilin të ashtuquajturat forcat patriotike kanë problem si ta sigurojnë mbetjen e tyre dhe si të vazhdojnë forcën e tyre para opinionit publik. Për këtë arsye do të duhet të flasin me një ton të lartë në këto momente kur të shpallet pavarësia e Kosovës. Por, më shumë do të jetë një eufori se sa veprime konkrete. Është reale të priten që do të organizohen mitingje dhe do të tregohet pakënaqësia në mënyrë publike sepse kjo do t'i duhet edhe radikalëve pasi ata e ndjejnë potencialin e tyre, ndonëse kanë humbur në zgjedhjet presidenciale, mendon analisti Radiq.
Zyrtarët e Partisë Demokratike të presidentit Boris Tadiq nuk kanë dashur të komentojnë këto ide. Megjithatë, qëndrimi i tyre zyrtar ka qenë se aktet e pavarësisë do të zhvlerësohen. Vetë presidenti Tadiq ka thënë që do të paditen të gjitha shtet që njohin Kosovën.