UASHINGTON

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka kërkuar nga Maqedonia që ta zgjidhë mospajtimin me Greqinë lidhur me emër. Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se zonja Rice mbrëmë i ka thënë ministrit të jashtëm Antonio Miloshoski se Maqedonia duhet ta përdorë ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara për të gjetur zgjidhje. Zonja Rice planifikon që këtë mesazh këtë javë ta dërgoj edhe te ministrja e jashtme greke, Dora Bakoyannis.