BAGDAD

Policia e Irakut tha se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë gjetur trupat e 13 meshkujve në një varrezë masive në rajonin Diyala. Trupat e paidentifikuar janë gjetur të hënën të hedhur në një gropë në qytetin Muqdadia, 90 kilometra në verilindje të Bagdadit. Javën e kaluar një varrezë masive me 50 trupa është gjetur afër Samaras në veri të kryeqendrës.