BERLIN

Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian me përjashtim të Qipros do ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur, shkruan sot e përditshmja gjermane "Bild".
Sipas gazetës, të gjitha shtetet e BE-së, me përjashtim të Qipros, këtë synim do ta shpallin në mbledhjen e ministrave të jashtëm më 18 të këtij muaji në Bruksel, një ditë pas datës kur pritet të shpallet deklarata e pavarësisë së Kosovës.
Më tej gazeta shkruan se edhe katër shtete të tjera nuk janë të gatshme që në momentin e parë ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Këto shtete janë Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.