OSLO

Ambasada e Norvegjisë në Kabul është mbyllur përkohësisht për shkaqe të sigurisë. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Oslo, Kristin Melsom, tha se janë marrë masat e sigurisë, dhe shtoi se nuk dihet për sa kohë ambasada do të jetë e mbyllur. Në muajin janar, nga një sulm i talibanëve janë vrarë disa persona në hotelin Seren në Kabul, përfshirë edhe jë gazetar norvegjez. Norvegjia ka rreth 500 ushtarë në Afganistan si pjesë e NATO-s.