MYNIH

Rusia do të reagoi me maturi nëse Kosova shpallë pavarësinë, ka deklaruar në Mynih sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se Rusia nuk do të bëjë zhurë të madhe, Gejts ka vënë në pah se "këtë nuk e kishte thënë dhe se kishte pohuar vetëm se Rusia do të reagoj me maturi".
Këto komente sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts i ka bërë në Konferencën ndërkombëtare për politikat e sigurisë që po mbahet në Mynih.