MYNIH

Rusia konsideron se Evropa rrezikon hapjen e "Kutisë së Pandorës" nëse vazhdon me planet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Moska e ka mbështetur Beogradin në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës dhe ka bllokuar rezolutën në Këshillin e Sigurimit për pavarësi të mbikqyrur të Kosovës.
"Ne dëshirojmë të mbetemi në kornizën e së drejtës ndërkombëtare", tha sot zëvendësi i parë i kryeministrit rus, Sergei Ivanov, gjatë fjalimit të tij në Konferencën ndërkombëtare për siguri në Mynih të Gjermanisë. "Nëse ndodhë njohja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, kjo do të ishte precedent. Kjo do të ishte diçka afër hapjes së kutisë së Pandorës", tha Sergei Ivanov.